Klubi më i madh i basketbollit në botë, LA Lakers është shitur për një shumë marramendëse
K

Klubi më i madh i basketbollit në botë, LA Lakers është shitur për një shumë marramendëse

Pas më shumë se katër dekadash në krye të klubit, familja Buss thuhet se ka përfunduar marrëveshjen për shitjen e ekipit legjendar të NBA-së, Los Angeles Lakers.

Sipas raportimeve nga burimi i besueshëm i NBA-së, Shams Charania, pronësia kryesore e Lakers (66%) është blerë nga biznesmeni Mark Walton për një shumë rekord prej 10 miliardë dollarësh, përcjell AutoPortali.

Familja Buss kishte marrë drejtimin e Lakers në vitin 1979, kur Jerry Buss bleu klubin për 67.5 milionë dollarë.

Ai nuk bleu vetëm ekipin e basketbollit, por gjithashtu edhe Los Angeles Kings (ekipi i hokejit), arenën e famshme “The Forum” dhe një sipërfaqe prej 52 km² tokë në Nevada nga Jack Kent Cooke.

Ky transaksion e vendos shitjen e Lakers ndër më të shtrenjtat në historinë e sportit. Për krahasim, rivalët historikë të tyre, Boston Celtics, u shitën së fundmi për rreth 6.1 miliardë dollarë — një shifër dukshëm më e ulët.

TË FUNDIT