Benjamin Kololli do të ndërrojë mjedis, por jo edhe kampionat, kanë njoftuar të premten mediumet në Zvicër.
Bëhet e ditur se Kololli në afatin kalimtar të janarit do të largohet nga Baseli për t’iu bashkuar së Sionit.
Madje, thuhet se Kololli tashmë ka arritur marrëveshje dhe me Sionin do të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2026, e cila së shpejti do të bëhet zyrtare.
Kololli ka vendosur të largohet nga Baseli për shkak të minutazhës së vogël këtë sezon, pasi deri më tani ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 2 gola dhe bërë 1 asistim.
Kololli në janar të këtij viti u rikthye në Zvicër pas më shumë se dy vjetësh në Japoni duke iu bashkuar Baselit, ekip me të cilin firmosi kontratë deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.



