Kosova – Gjeorgjia, ndeshje që mund të jetë vendimtare
K

Kosova – Gjeorgjia, ndeshje që mund të jetë vendimtare

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, sonte përballet me Kombëtaren e Gjeorgjisë, në ndeshjen që fillon në orën 20:00 dhe zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndeshja e sotme mund të jetë vendimtare për rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2026.

“Gjeorgjia na mposhti në takimin e parë, por tani është koha për hakmarrje sportive, për luftë, për fitore”, shkruhet në postimin e FFK-Futsal.

Federata e Futbollit të Kosovës mori vendimin që këtë ndeshje mund ta shikoni me bileta falas, vetëm për t’u dhënë përkrahje masive djelmoshave tanë.

TË FUNDIT