Kombëtarja e Kosovës U18 e vajzave në basketboll ka shënuar humbje në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që po zhvillohet në Vilnius të Lituanisë.
Vajzat dardane u mposhtën nga Ukraina me rezultat 62:51, në një sfidë ku megjithatë shfaqën momente të mira loje dhe dhanë shenja premtuese për pjesën e mbetur të turneut.
Ukraina e mbylli çerekun e parë në epërsi minimale, 17:16.
Epërsia u thellua në pjesën e dytë, kur ukrainaset dominuan me rezultat 25:11, duke marrë kontrollin e ndeshjes.
Çereku i tretë gjithashtu përfundoi në favor të Ukrainës me 13:12, ndërsa në dhjetë minutat e fundit, Kosova U18 reagoi dhe e fitoi çerekun me shifrat 12:7.
Pavarësisht humbjes, spikati paraqitja e Malvina Hazirit, e cila ishte më e mira në parket për Kosovën me 21 pikë dhe 4 kërcime.
Kosova bën pjesë në Grupin C, ku të shtunën nga ora 17:00, përballet me nikoqiren Lituaninë.
Në ndeshjet e tjera të grupit, vajzat do të kenë përballje me Islandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Azerbajxhanin. /AutoPortali



