Krahasim interesant që ka të bëjë me Ferrarin, Napolin e Maradonën
K

Krahasim interesant që ka të bëjë me Ferrarin, Napolin e Maradonën

Ferrari ka humbur mundësinë për të sjellë në skuadër inxhinierin legjendar të Formula 1, Adrian Newey, i cili pas largimit nga Red Bull zgjodhi të bashkohet me Aston Martin.

Për shumëkënd, ky është një gabim i rëndë nga ana e “Kavallinos”, siç e ilustron edhe krahasimi i fortë i ish-motoristit të Ferrarit, Modesto Menabue.

“Është si të mos kishte marrë Napoli Maradonën në vitet ’80. Pa të, a do t’i kishin fituar ndonjëherë titujt?” – ka thënë Menabue.

Newey refuzoi ofertën e Ferrarit, edhe pse i ishte ofruar një rol i gjerë që përfshinte F1, projektet e garave të qëndrueshmërisë dhe veturat rrugore. Sipas raportimeve, mungesa e një autonomie të plotë në repartin garues e shtyu të zgjidhte Aston Martinin, ku i është garantuar liria teknike dhe një kontratë shumë e majme.

Ndërkohë, Ferrari po përballet me një sezon nën pritshmëri, pavarësisht afrimit të Lewis Hamilton.

TË FUNDIT