Cleveland ka shënuar fitore ndaj Minnesotas me rezultat 128-107, në një ndeshje pa shumë histori. Edhe pse Edwards realizoi 44 pikë për mysafirët, nuk mjaftuan për të fituar. Mobley me 28 pikë e Mitchell me 23 pikë u dalluan për Cavaliers.
Fitore të rëndësishme shënoi Golden State, që falë 38 pikëve të Stephen Curry triumfoi me shifrat 125-111 në udhëtim te Milwaukee.
Pa probleme fitoi edhe Denver, që mundi thellë 146-117 Portland.
Debutim me fitore i Luka Doncic te Lakers, që mundi 132-113 Utah Jazz, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë.
Në Perëndim kryeson ekipi i Oklahoma, që mundi 137-101 New Orleans, ku u dallua Alexander Shai me 31 pikë.
Rezultatet:
Cleveland – Minnesota 128-107
Orlando – Atlanta 106-112
Washington – San Antonio 121-131
Brooklyn – Charlotte 97-89
Miami – Boston 85-103
Milwaukee – Golden State 111-125
Oklahoma – New Orleans 137-101
Dallas – Sacramento 128-129
Denver – Portland 146-117
Lakers – Utah Jazz 132-113



