Lajm “bombë” nga Anglia, Salah te gjiganti italian
L

Lajm “bombë” nga Anglia, Salah te gjiganti italian

Një lajm bombastik ka ardhur nga Anglia, sipas së cilit Mohamed Salah pritet të rikthehet në Serie A.

Salah është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasi ka vendosur të largohet nga Liverpooli verën e ardhshme.

Sulmuesi ka qenë në Liverpool që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017 dhe në këtë periudhë ai ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe një mori trofesh të tjerë.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit 2025 dhe egjiptiani ka vendosur të largohet nga “Anfield”.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se te Interi janë të interesuar për të siguruar shërbimet e 32- vjeçarit dhe zikaltrit kanë nisur tashmë bisedimet me agjentin e egjiptianit.

TË FUNDIT