Lakers arrin fitoren e gjashtë radhazi
L

Lakers arrin fitoren e gjashtë radhazi

Los Angeles Lakers ka arritur fitoren e gjashtë radhazi, ndërsa së fundi e ka mposhtur rivalin lokal, LA Clippers me rezulta 108-102. Me këtë fitore, Lakers është ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Luka Doncic me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërkohë që 36 pikë erdhën nga lojtarët e inkuadruar nga bankina, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard.

Cleveland vijon të kryesojë si në Lindje ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së, duke fituar 133-129 ndaj Portland.

Gjashtë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Hunter me 32 pikë.

Zhgënjeu Miami, që në fushën e tij u mund 1165-112 nga New York, ku protagonist ishte Jalen Brunson me 32 pikë.

Skuadra kampione, Boston fitoi 110-103 ndaj Denver në një përballje rivalësh. Brown me 22 pikë e Hoprford me 19 u dalluan për Celtics.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 146-132 San Antonio pas një ndeshje spektakolare.

Jalen Williams e mbylli me 41 pikë, mbështetur nga Shai me 31 pikë.

Rezultatet:
Boston – Denver, 110-103
Cleveland – Portland 133-129
Indiana – Charlotte 127-112
Miami – New York 112-116
Orlando – Toronto 102-104
San Antonio – Oklahoma 132-146
Utah Jazz – New Orleans 121-128
Lakers – Clippers 108-102
Phoenix – Minnesota 98-116

TË FUNDIT