Lakers ka shënuar fitore në sekondën e fundit në udhëtim te Indiana, me rezultat 120-119. Një kosh i LeBron James në sekondën e fundit (13 pikë e 13 rebound) i dha fitoren ekipit të tij, ndërkohë që Doncic realizoi 34 pikë e Reaves 24 pikë.
Denver fitoi 127-117 ndaj Milwaukee në duelin e skuadrave pretendente për titull.
Pa probleme fitoi si mysafire edhe Boston, që mundi 132-102 Phoenix. Porzingis me 30 pikë ishte lider për Celtics.
Në udhëtim fitoi edhe Clippers, që mundi 126-113 New York, ndeshje ku u dalluan Harden me 29 pikë e Leonard me 27 pikë.
Rezultatet:
Philadelphia – Washington 114-119
Brooklyn – Toronto 86-116
Indiana – Lakers 119-120
New York – Clippers 113-126
Denver – Milwaukee 127-117
Phoenix – Boston 102-132



