Skuadra kampione, Boston, është mposhtur në fushën e saj nga Chicago me shifrat 108-117.
Zach LaVine me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tatum për vendasit.
Humbje ka pësuar edhe Golden State, që u mund 144-93 nga Memphis. Vendimtar ishin basketbollistët që u aktivizuan nga bankina, nga të cilët u shënuan 81 pikë.
Pas kohës shtesë fitoi San Antonio, që mundi 133-126 Atlanta, sfidë ku u dallua Wembanyama, autor i 42 pikëve.
Në udhëtim ka fituar Lakers, që mundi 113-100 Sacramenton. Ndeshje e mirë për Reaves, që realizoi 25 pikë, mbështetur nga Davis me 21 pikë e 19 kërcime.
Në këtë ndeshje, LeBron James vendosi rekordin e minutave të luajtura në kohën e rregullt në NBA, me 57.471 minuta. Ai kaloi një legjendë tjetër si Kareem Abdul Jabbar.
Rezultatet:
Detroit – Utah Jazz 119-126
Orlando – Oklahoma 99-105
Washington – Charlotte 123-114
Boston – Chicago 108-117
Toronto – Brooklyn 94-101
Houston – New Orleans 133-113
Memphis – Golden State 144-93
San Antonio – Atlanta 133-126
Dallas – Clippers 95-118
Phoenix – Indiana 111-120
Minnesota – New York 107-133
Portland – Denver 126-124
Sacramento – Lakers 100-113



