Lakers rikthehet pas zjarreve, por pëson humbje
L

Lakers rikthehet pas zjarreve, por pëson humbje

Lakers rikthehet të luajë në shtëpi pas shtyrjes së dy ndeshjeve për shkak të zjarreve në Los Anxhelos. Kalifornianët u  mundën 126-102 në shtëpi nga San Antonio. Tre lojtarë të Spurs realizuan nga 23 pikë secili, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Davis për vendasit.

Humbje pësoi edhe Golden State, që u mund 104-101 nga Toronto. Curry realizoi 26 pikë për mysafirët, por që s’mjaftuan, ndësa për kanadezët u dallua Barnes me 23 pikë.

Pa probleme fiton Minnesota, 120-106 ndaj Washington, sfidë ku Anthony Edwards e mbylli me 41 pikë.

Fitoi skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi 109-98 Miami. Powell me 29 pikë e Harden me 26 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit.

Fitore në sekondat e fundit për Houston, që mundi 120-118 Memphis, sfidë ku u dallua Jalen Green me 42 pikë.

Rezultatet:
Washington – Minnesota 106-120
New York – Detroit 119-124
Toronto – Golden State 104-101
Houston – Memphis 120-118
Clippers – Miami 109-98
Lakers – San Antonio 102-126

TË FUNDIT