Lakers rikthehet te fitorja
L

Lakers rikthehet te fitorja

Cleveland ka pësuar humbjen e dytë në këtë sezon, pasi u mund në fushën e saj 135-124 nga Atlanta, në një ndeshje spektakolare. 7 lojtarë të ekipit mysafir realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Donovan Mitchell për Cavaliers.

Pas tri humbjesh rikthehet te fitorja LA Lakers, që mundi 119-101 San Antonion. Një lojë e mirë kolektive e ekipit kalifornian, me Knecht që realizoi 20 pikë. Golden State u mund 105-101 nga Oklahoma, që qëndron në vendin e parë në Perëndim.

Dallas mundi New York me shifrat 129-114, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit teksan realizuan mbi 12 pikë.

Rezultatet:
Charlotte – Miami 94-98
Cleveland – Atlanta 124-135
Indiana – Portland 121-114
Orlando – Chicago 133-119
Philadelphia – Houston 115-122
Washington – Clippers 96-121
Dallas – New York 129-114
Memphis – Detroit 131-111
Minnesota – Sacramento 104-115
New Orleans – Toronto 93-119
San Antonio – Lakers 101-119
Phoenix – Brooklyn 117-127
Utah Jazz – Denver 103-122
Golden State – Oklahoma 101-105

TË FUNDIT