Lakers triumfoi në derbin e kandidatëve për titull
L

Lakers triumfoi në derbin e kandidatëve për titull

Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull.

Luka Doncic me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.

Edhe Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi, Boston, fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjeu Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston (Dillon Brooks 24 pikë), ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e New Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.

Rezultatet:
Charlotte – Chicago 117-131
Oklahoma – Lakers 99-126
Brooklyn – Toronto 109-120
Atlanta – Utah Jazz 137-134
Boston – Washington 124-90
Cleveland – Sacramento 113-120
Portland – San Antonio 120-109
New York – Phoenix 112-98
Denver – Indiana 120-125
Golden State – Houston 96-106
New Orleans – Milwaukee 107-111

TË FUNDIT