Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, theksoi dallimet mes Barcelonës dhe Real Madridit, transmeton AutoPortali.
Sipas Laportes, rivaliteti historik bazohet te respekti dhe krenaria institucionale.
“Sjellja jonë është krejt ndryshe. Ne mbrojmë një identitet të fortë, ata përfaqësojnë forcën dhe pushtetin. Ne besojmë te zhvillimi i të rinjve dhe kultivimi i talenteve nga brenda, ndërsa ata mbështeten më shumë në tregun e transferimeve,” tha ai.
Kujtojmë se këtë sezon, Barcelona e mbylli kampionatin si kampione me 88 pikë, duke lënë pas Real Madridin me 84.



