Laszlo Szasz, në Kosovë ndihet si në shtëpinë e tij
L

Laszlo Szasz, në Kosovë ndihet si në shtëpinë e tij

Garuesi hungarez, Laszlo Szaz, të dielën me Reynard, doli fitues në garën e disiplinës malore, Kulla 2025, e cila përveç për Kampionatin e Kosovës është e vlefshme edhe për FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore).

Szasz jo vetëm që fitoi, por vendosi rekord të ri, pasi shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometra e kaloi për kohën fanbtastike 03:05.685 minuta.

Pas garës, ai u shpreh i befasuar me rezultatin e arritur. “Sinqerisht nuk e kam pritur një rezultat të tillë. Të shtunën makina nuk ishte shumë stabile, prandaj sot vendosa goma të tjera dhe disa ndryshime tjera të vogla. Këto komponente ndikuan të arrij këtë rezultat”, tha Szasz për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ndërsa, i pyetur nga AutoPortali për përshtypjet e tij në Kullë, Szasz ishte shumë i qartë: “Këtu ndihem shumë mirë. Njerëzit janë mikpritës, ndërsa dua të falënderoj kryetarin Dida (kryetari i FASK-ut Agrond Dida) dhe të gjithë ata që kanë punuar për këtë organizim të shkëlqyeshëm”.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Garuesi që përfaqëson AK Dubrovnik të Kroacisë ka shtuar se edhe në të ardhmen do të jetë pjesëmarrës në Kullë, madje synon rezultat edhe më të mirë.

“Shpresoj të jem këtu edhe në të ardhmen. Kulla është një shteg mjaft atraktiv dhe ku i dihet, mund të arrij rezultat edhe më të mirë në të ardhmen”, është shprehur optimist 58-vjeçari Szasz.

 

 

TË FUNDIT