Le Bron James hyn në histori. “Mbreti” i koshit dhe lideri i Lakers duket se po arrin të thyejë çdo rekord të mundshëm, pavarësisht moshës së tij.
Pas 34 pikëve që ai arriti të realizojë ndaj New Orleans në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e së martës, aty ku Lakers triumfuan me shifrat 136-115, James arriti të prekë kuotën e 50.000 pikëve në NBA gjatë gjithë sfidave, si në sezon të rregullt po ashtu edhe në play off, duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi basketbollist që arrin një shifër të tillë.

Numra të pabesueshëm, por jo më kot James renditet ndër basketbollistët më të mirë të të gjithë kohërave.



