LeBron James shkëlqen në fitoren ndaj Golden States
L

LeBron James shkëlqen në fitoren ndaj Golden States

Kampioni në fuqi, Boston zhgënjyeu në fushën e tij, ku u mund 127-120 nga Dallas. Vendimtarë për fitoren e mysafirëve ishin basketbollistët që u aktivizuan nga banka e rezervistëve, nga të cilët erdhën 57 pikë, ndërkohë që Klay Thompson me 25 pikë ishte lider.

Lakers shënoi fitore ndaj Golden State me shifrat 120-112. Tjetër ndeshje magjike për LeBron James, që realizoi 42 pikë e 17 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Stephen Curry për Warriors.

Minnesota falë 41 pikëve të Anthony Edwards mundi 127-114 Houstonin, ndërsa Clippers triumfoi 119-112 ndaj Indianas, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit kalifornian (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë).

Rezultatet:
Boston – Dallas 120-127
Minnesota – Houston 127-114
Denver – Orlando 112-90
Lakers – Golden State 120-112
Portland – Sacramento 108-102
Clippers – Indiana 119-112

TË FUNDIT