LeBron James vendos rekordin e radhës
L

LeBron James vendos rekordin e radhës

Los Angeles Lakers mposhti Golden Staten me rezultat 120-112, ndërsa  LeBron James  vendosi rekord të ri në NBA.

James shënoi 42 pikë, 17 kërcime dhe 8 asistime, duke u bërë lojtari më i vjetër në historinë e NBA, që ka shënuar 40, ose më shumë pikë në një ndeshje.

Basketbollisti i Lakers e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 38 ditë, duke thyer rekordin e mbajtur nga legjenda e këtij sporti, Michael Jordan. Ky i fundit shënoi 43 pikë kundër New Jersey më 21 shkurt 2003, kur ishte 40 vjeç e 4 ditë.

Kujtojmë se Jordan mban vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, ndërsa i pesti është Karl Malone.

TË FUNDIT