Leclerc flet për përplasjen me Hamiltonin
L

Leclerc flet për përplasjen me Hamiltonin

Charles Leclerc beson se përplasja me shokun e skuadrës, Lewis Hamilton, në Çmimin e Madh të Meksikës u zmadhua më shumë seç duhej.

Dy pilotët e Ferrarit u përplasën në xhiron e parë, duke humbur mundësinë për fitore, e cila përfundoi në duart e Max Verstappen.

Leclerc tregoi se tensionet mes tyre u shuan pas një bisede me Hamiltonin dhe shefin e skuadrës, Fred Vasseur, në Brazil.

“Pas vetëm disa fjalive, tensioni ishte zhdukur dhe gjithçka ishte në rregull”, deklaroi Leclerc.

Ai shtoi se prioriteti i Ferrarit tani është sigurimi i vendit të dytë në kampionatin e konstruktorëve, por personalisht synon të fitojë të paktën edhe një garë deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, Ferrari ka 95 pikë epërsi ndaj Red Bullit, tri gara para përfundimit të sezonit 2026.

TË FUNDIT