Leclerc, pas garës shkoi në McDonalds me Ferrari 800 mijë eurosh (VIDEO)
L

Leclerc, pas garës shkoi në McDonalds me Ferrari 800 mijë eurosh (VIDEO)

Pas garës së shtatë të kampionatit të sivjetmë në Formula 1, e cila u mbajt në Imola, ku piloti i Ferrarit Charles Leclerc përfundoi i gjashti dhe i solli Ferrarit pikë të vlefshme në renditjen e konstruktorëve, zgjodhi të relaksohej në një mënyrë të pazakontë, duke marrë ushqim në McDonald’s me Ferrarin e tij ekskluziv SF90 XX Stradale, me vlerë 800 mijë euro.

Piloti i Ferrarit, i shoqëruar nga e dashura e tij dhe qeni i tyre, tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe stafit të restorantit me makinën super të rrallë, nga e cila janë prodhuar vetëm 799 njësi.

Leclerc do të kërkojë një paraqitje më të mirë në garën e ardhshme këtë fundjavë në Monako, ku aktualisht renditet i pesti në klasifikimin e përgjithshëm me 61 pikë.

TË FUNDIT