Ferrari vazhdon të hasë vështirësi në kualifikime me modelin SF-25, dhe Charles Leclerc ka pranuar se ekziston një problem teknik ende i paidentifikuar që po ndikon në performancën e makinës në sesionet e shpejta. “Nuk është çështje balanci apo aderence, por diçka shumë specifike që ndodh në shpejtësi të lartë,” deklaroi ai pas kualifikimeve në Silverstone.
Sipas spekulimeve të Motorsport.com, problemi lidhet me sistemin e servodrejtimit (hidro-drejtimi), që ndikon negativisht në ndjesinë e pilotëve gjatë kthesave të shpejta. Ferrari po punon për ta adresuar këtë çështje dhe pritet të testojë një suspesion të ri pasmë gjatë një seance filmimesh në Mugello, përpara garës së ardhshme në Belgjikë.
Pavarësisht përmirësimeve të fundit, Ferrari ende mbetet pas rivalëve kryesorë në renditje dhe kërkon zgjidhje emergjente për të rikuperuar në pjesën e dytë të sezonit.



