Legjenda e Formula 1, drejt pensionimit
L

Legjenda e Formula 1, drejt pensionimit

Legjenda e Formulas 1, Fernando Alonso, ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga garat pas përfundimit të kontratës me Aston Martin në vitin 2026. 43-vjeçari spanjoll, aktualisht piloti më i vjetër në F1, ka theksuar se vendimi për të ardhmen e tij do të varet nga performanca e makinës sezonin e ardhshëm.

“Do të garoj për sa kohë ndjehem konkurrues dhe skuadra ka nevojë për mua. Por vendimi im i radhës duhet të jetë 100 për qind i sigurt,” tha Alonso.

Spanjolli është dy herë kampion bote (2005, 2006) dhe këtë sezon ka marrë pikë vetëm një herë në nëntë gara. Ai ishte tërhequr nga F1 në vitin 2018, por u rikthye në 2021.

TË FUNDIT