Lideri mposhti kampionin
L

Lideri mposhti kampionin

Ndeshjet e radhës në NBA kanë dhuruar spektakël, siç është fitorja 115-111 e kryesuesve të Cleveland ndaj kampionëve në fuqi të Boston.

Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për Cavaliers shkëlqeu Donovan Mitchell me 35 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Tatum për Celtics.

Në kahun tjetër të NBA, Houston mundi 119-116 Oklahoma dhe tashmë të dyja ekipet kryesojnë renditjen në Perëndim. Fred van Vleet me 38 pikë ishte lider për Houston.

Fitore në sekondën e fundit korri Lakers, që mundi 105-104 Utah Jazz. Dyshja Davis-James realizoi 60 pikë së bashku.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Clippers, që mundi 126-122 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente. James Harden me 39 pikë e 11 asistime bëri diferencën në fushë.

Rezultatet:
Memphis – Indiana 136-121
Brooklyn – Orlando 92-100
Toronto – Miami 119-116
New York – New Orleans 118-85
Cleveland – Boston 115-111
Houston – Oklahoma 119-116
Utah Jazz – Lakers 104-105
Sacramento – San Antonio 125-127
Portland – Dallas 131-137
Clippers – Denver 126-122

TË FUNDIT