Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve ku do të vendosen katër ekipet e para që do të avancojnë në 1/8-tat e finales.
Ndeshjet e para që do të zhvillohen, janë ato midis Atalantas dhe Club Brugge si dhe Borussia Dortmund-Sporting që nisin në orën 18:45.
Vëmendja do të jetë në “San Siro”, ku Milani do të tentojë të kthejë rezultatin e ndeshjes së parë, kur u mposht nga Feyenoordi me rezultat minimal 1-0, ndërsa Bayerni, pret në “Allianz Arena” skuadrën e Celticut, ku do të synojë të mbajë avantazhin e ndeshjes së parë.
Të dy këto ndeshje pritet të zhvillohen në orën 21:00.



