Liga e Kampionëve, sonte ofron dy spektakle të garantuara
L

Liga e Kampionëve, sonte ofron dy spektakle të garantuara

Sonte (e mërkurë) zhvillohen dy ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku katër skuadra kërkojnë dy vende në fazën gjysmëfinale.

Gjatë mbrëmjes së martë, Barcelona dhe Paris Saint-Germain konfirmuan vendin e tyre në gjysmëfinale, duke eliminuar Borussia Dortmundin, respektivisht Aston Villan.

Ndërsa. sonte do të mësohen edhe emrat e dy ekipeve tjera që sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Dy ndeshjet që priten të jenë të zjarrta, nisin nga ora 21:00.

Real Madrid dhe Arsenal takohen në ‘Santiago Bernabeu, ku “Los Blancos” do të synojnë ta shkrijnë disavantazhin prej 3-0 nga ndeshja e parë.

Në ndeshjen tjetër, Interi është nikoqir i Bayern Munichut në ‘Giuseppe Meazza’, me Nerazzurrët që do të synojnë ta ruajnë epërsinë prej 2-1 nga ndeshja e parë dhe të sigurojnë një vend në gjysmëfinale.

TË FUNDIT