Ylli i Milwaukee Bucks, Damian Lillard u bë basketbollisti i parë në histori që nënshkroi kontratë të përjetshme me kompaninë e njohur të veshmbathjeve Adidas.
Lillard nënshkroi kontratën e tij të parë me Adidas para sezonit të tij të parë në NBA në vitin 2012, dhe në 2014 ai zgjati kontratën e tij, duke nënshkruar një angazhim dhjetëvjeçar me vlerë 100 milionë dollarë.
Duke qenë se kontrata e tij është gati të skadojë, Adidas i bëri atij një ofertë të re që ai nuk mund ta refuzonte – një kontratë të përjetshme.
Kështu Lillard u bë lojtari i katërt aktiv që kishte kontratë të përjetshme me një prodhues pajisjesh sportive.

E ndërsa nuk është bërë e ditur se sa para do të marrë Lillard për një kontratë të përjetshme, dihet se sa fitojnë tre të tjerët.
LeBron James ka kontratë me Nike me vlerë një miliard dollarë, Kevin Durant paguhet 300 milionë nga Nike, ndërsa kontrata e Steph Curry me Under Armour “peshon” 75 milionë dollarë.



