Ylli i Barcelonës, Raphinha llogaritet momentalisht si favoriti kryesor për të fituar çmimin më të madh individual në futboll, Topin e Artë.
Portali i njohur sportiv Goal.com ka përditësuar listën e pretendentëve për Topin e Artë, ku nuk mungojnë befasitë.
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Raphinha është ngjitur në vendin e parë, si favorit kryesor ndërsa Mohamed Salah i Liverpoolit ka rënë nga top pesëshja.
Pas Raphinhas, lojtari i dytë pretendentë llogaritet ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, teksa sensacioni i Barcelonës, Lamine Yamal kompleton podiumin.

Harry Kane i Bayern Munichut llogaritet si pretendenti i katërt, ndërsa Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain) renditet i pesti.
Dy yjet e Barcelonës, Pedri dhe Robert Lewandowski zënë vendet shtatë dhe tetë, teksa favoriti kryesor i vitit të fundit, Vinicius Junior renditet i nënti dhe Jude Bellingham që mbyll dhjetëshen.
Top 10 e pretendentëve të Topit të Artë
1.Raphinha (Barcelona)
2.Kylian Mbappe (Real Madrid)
3.Lamine Yamal (Barcelona)
4.Harry Kane (Bayern Munich)
5.Ousmane Dembele (PSG)
6.Mohamed Salah (Liverpool)
7.Pedri (Barcelona)
8.Robert Lewandowski (Barcelona)
9.Vinicius Junior (Real Madrid)
10.Jude Bellingham (Real Madrid)



