Lojtarja me prejardhje shqiptare ftohet nga Kombëtarja e Zvicrës
L

Lojtarja me prejardhje shqiptare ftohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Lojtarja me prejardhje shqiptare, Riola Xhemaili është përfshirë në listën përfundimtare të Zvicrës për Kampionatin Evropian të futbollit për femra.

Emri i saj u konfirmua të hënën nga përfaqësuesja zvicerane, transmeton AutoPortali.

Kampionati zhvillohet në Zvicër nga 2 deri më 27 korrik, me skuadrën vendase që synon paraqitje të denjë si nikoqire.

Xhemaili vjen pas një sezoni mbresëlënës me PSV Eindhoven, ku ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 26 ndeshje. /AutoPortali

TË FUNDIT