Ademola Lookman, sulmuesi i Atalantës, është bërë objektivi kryesor i Interit për repartin ofensiv.
Sipas Corriere dello Sport, Atalanta kërkon 50 milionë euro për kartonin e nigerianit, por Interi synon ta ulë çmimin në rreth 35 milionë euro – që është edhe kufiri i shpenzimeve për një sulmues të ri, transmeton AutoPortali.
Përveç Lookman, Interi po shqyrton edhe emra të tjerë si Lois Openda (RB Leipzig), Eliesse Ben Seghir (Monaco) dhe Christopher Nkunku (Chelsea).
Në anën tjetër, klubi planifikon të krijojë hapësirë në sulm duke larguar Mehdi Taremin, i cili ka ngjallur interes nga Fulham dhe Besiktas.
Pas largimit të Joaquin Correas dhe Marko Arnautovicit, Interi ka afruar Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe ka rikthyer Francesco Pio Espositon nga huazimi te Spezia.



