Luftëtari i MMA Timur Khizriev plagoset me pesë plumba në Dagestan
L

Luftëtari i MMA Timur Khizriev plagoset me pesë plumba në Dagestan

Timur Khizriev, kampion i organizatës PFL në Artet Marciale të Përziera (MMA), është plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri në Makhachkala, Dagestan.

Sipas mediave ruse, ngjarja ndodhi të martën kur Khizriev po dilte nga vetura pranë një ndërtese.

Ai u qëllua me pesë plumba, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Aktualisht ndodhet në spital me plagë të shumta.

Raportimet tregojnë se është përdorur një pistoletë traumatike, armë që zakonisht përdor plumba gome ose municion jo-vdekjeprurës, të destinuara për vetëmbrojtje apo kontroll të turmës.

Në një video të publikuar pas incidentit, shfaqet Khizriev duke u përleshur me një nga dy agresorët. /AutoPortali

 

TË FUNDIT