Luka Donçiq ndez rrugët e Lubjanës me Rimac Nevera 2 milionë euro
L

Luka Donçiq ndez rrugët e Lubjanës me Rimac Nevera 2 milionë euro

Luka Donçiq, ylli i Los Angeles Lakers dhe NBA-së, drejtoi hipermakinën elektrike Rimac Nevera në qendër të Lubjanës.

Ai është i njohur për pasionin ndaj makinave, dhe garazhi i tij përfshin makina të fuqishme si Lamborghini Urus dhe Apocalypse Hellfire. Së fundmi, i është shtuar edhe Rimac Nevera, transmeton AutoPortali.

Nevera arrin 100 km/h në vetëm 1.8 sekonda dhe 300 km/h në pak më shumë se nëntë sekonda. Makina ka katër motorë elektrikë me 1914 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë maksimale prej 412 km/h. Modeli i kuq që Donçiq drejtoi kushton rreth dy milionë euro.

Në fund të javës së kaluar, Donçiq nënshkroi një kontratë trevjeçare me Lakers për 165 milionë dollarë, me mundësi për një marrëveshje pesëvjeçare prej 417 milionë dollarësh që nis në vitin 2028, nëse vendos të qëndrojë në klub.

TË FUNDIT