Manchester United është i gatshëm të bëjë transferimin më spektakolar të afatit kalimtar të janarit, duke siguruar blerjen e sulmuesit Victor Osimhen.
Nigeriani ka qenë objektiv i “Djajve të Kuq” që në vitin 2021, por deri tani nuk ka qenë e mundur të blihej, kryesisht për shkak të kokëfortësisë së Napolit.
Me kërkesën e trajnerit Ruben Amorim, drejtuesit anglezë nuk ndalen dhe duan ta blejnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Osimhen po kalon formë fantastike te Galatasaray në Turqi, ku luan i huazuar. Që të arrihet blerja e tij, United duhet të gjejë një zgjidhje për Marcus Rashford. Anglezi pritet të huazohet ose të shitet, por deri tani nuk ka zhvillime konkrete.



