Marc Marquez e nis me fitore
M

Marc Marquez e nis me fitore

Pas triumfit në garën sprint, piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, ka fituar garën e Çmimit të Madh të Tajlandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Burinam, gara e parë sezonale.

Një formë e shkëlqyer e një prej ikonave të motoçiklizmit, që synon të rikthehet në majën e MotoGP.

Tashmë ai udhëheq renditjen e botërorit me pikë të plota (37 pikë), duke konfirmuar pretendimet.

Në podium, në vendin e dytë u rendit vëllai i tij i vogël Alex Marquez me Ducati Gresini, ndërsa i treti u klasifikua italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati.

Këta tre pilotë dueluan “rrotë më rrotë” mes tyre, duke kërkuar fitoren, por në fund triumfoi me meritë Marc Marquez.

Në vendin e katërt doli italiani Franco Morbidelli me me VR46 Ducati (motori i Valentino Rossi).

 

TË FUNDIT