Marc Marquez në ankth para kurorëzimit si kampion në MotoGP
M

Marc Marquez në ankth para kurorëzimit si kampion në MotoGP

Marc Marquez është shumë pranë titullit të dhjetë botëror në karrierë dhe të tetit në MotoGP, por pranon se ndihet i shqetësuar për rreziqet që mund t’i dalin përpara në fundjavën vendimtare në Portimao.

Pilotit të Ducati-t i mjaftojnë 14 pikë në Çmimin e Madh të Portugalisë për t’u shpallur kampion dhe për të barazuar rekordin e legjendës Giacomo Agostini për titujt në kategorinë mbretërore.

“Shoh rreziqe kudo. Ky është ndryshimi i vetëm në mentalitetin tim. Edhe kur dola me biçikletë në Madrid, dukej se gjithçka ishte e rrezikshme”, deklaroi Marquez.

Spanjolli përmendi edhe rrëzimin e Tadej Pogacar në Vuelta a España, duke theksuar se në sport gjithçka mund të ndryshojë brenda një momenti.

Marc Marquez, Ducati Team

“Përqendrimi është gjëja më e rëndësishme. Atmosfera është sikur gjithçka ka përfunduar, por garat janë gara dhe gjithçka mund të ndodhë”, shtoi ai.

Marquez theksoi se dëshiron të shmangë rreziqet e panevojshme, duke synuar të qëndrojë në grupin e katër pilotëve të parë, ku mundësitë për incidente janë më të vogla.

TË FUNDIT