Pas fitores së dyfishtë dy javë më parë në Tajlandë, piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, përsëriti të njëjtin rezultat edhe në fundjavë, në Argjentinë.
Pas triumfit në garën sprint, Marquez fitoi edhe nëa garën e zhvilluar në pistën e Termas de Rio Hondo, duke udhëhequr renditjen e MotoGP me pikë të plota pas dy garave të para.
Një kampion që është rikthyer në kohët e arta falë edhe ndihmës së motorit Ducati.
Në vendin e dytë, ashtu sikurse ka ndodhur në dy garat sprint dhe Tajlandë, doli vëllai i tij më i vogël Alex Marquez me Ducati Gresini.
Këtë herë, në podium u ngjit piloti italian i skuadrës VR46, Franco Morbidelli (i treti), duke lënë pas patriotin e tij Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër zyrtar.
Edhe në këtë garë mungoi kampioni i botës në fuqi, Jorge Martin me Aprilia, që ka qenë i dëmtuar pas një rrëzimi dhe aksidenti para fillimit të sezonit.



