Marc Marquez zbulon synimin e tij
M

Marc Marquez zbulon synimin e tij

Marc Marquez po dominon sezonin 2025 të MotoGP me një epërsi prej 120 pikësh ndaj vëllait të tij, Alex Marquez, pas pesë fundjavash perfekte me fitore në të dyja garat. Ai ka fituar 8 nga 12 gara kryesore dhe 11 nga 12 sprintet këtë sezon.

Megjithatë, Marquez thotë se nuk po planifikon se kur dhe ku do të shpallet kampion.

“E vetmja mënyrë për ta humbur këtë titull jam unë vetë. Nuk bëj lojëra, nëse mund të fitojmë, do të shkojmë për fitore”.

Ai thekson se kërkon të fitojë respektin e rivalëve përmes performancës në pistë: “Qëllimi është që ata të ndihen të mposhtur mendërisht përpara garës, por respekti fitohet vetëm në pista”.

Marquez gjithashtu pranon se është bërë më i matur pas dëmtimit të rëndë që pësoi në 2020. “Tani mendohem pak më shumë para se të veproj, sidomos në garë”.

TË FUNDIT