Real Madrid ka arritur një fitore të vuajtur kundër Atletico Madrid me shifrat 2-1. Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka fituar, por një ndeshje kthimi kundër Atleticos vendos çdo gjë në rrezik sa i përket kualifikimit, veçanërisht në një “udhëtim” të tillë. Ai që zhgënjeu te Reali ishte Kylian Mbappe, që është sulmuar jo pak nga tifozët. Një performancë e dobët e tij dhe në minutat e fundit shpërdoroi një rast të artë për t’i dërguar shifrat në 3-1.
Goditjen më të madhe pas ndeshjes ndoshta ia dha Marca, një media e afërt me Real Madridin. Media e sipërpërmendur i dha francezit notën 4, më të ulëtën në ndeshje. “Këtu Mbappe duket se është në mes të askundit. Kjo është ndeshja më e keqe e Mbappes në fanellën e Real Madridit”, shkruan Marca.



