Marquez dominon Botërorin e MotoGP 2025
M

Marquez dominon Botërorin e MotoGP 2025

Marc Markqez po shkëlqen në sezonin e tij debutues me Ducatin zyrtar, duke kryesuar renditjen e MotoGP-së me 171 pikë. Spanjolli ka fituar shumicën e garave dhe sprinteve, përveç dy garave pa pikë në Ostin dhe Herez, si dhe një vendi të dytë në Le Mansh.

Pas tij renditet vëllai, Alex Marquez (149 pikë) me Ducatin Gresini, ndërsa kampioni në fuqi, Francesco Bagnaia, mban vendin e tretë me 120 pikë.

Marquez është i kënaqur me performancën e motorit GP-25, që sipas tij funksionon në çdo lloj piste dhe kushti. “Qëllimi është të ruajmë avantazhin dhe të shmangim gabimet si në Ostin dhe Herez”, tha ai.

Gara e radhës do të zhvillohet në Britaninë e Madhe nga 23 deri më 25 maj, ku Marquez synon të thellojë epërsinë ndaj rivalëve.

TË FUNDIT