Kylian Mbappe ishte në “flakë” në përballjen e Real Madridit kundër Manchester City në ndeshjen e dytë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve, në të cilën realizoi het-trik.
Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 në “Santiago Bernabeu”, duke kaluar tutje në fazën e 1/8-tës me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Tre golat për “Los Blancos” u shënuan nga ylli francez, Mbappe, i cili ishte i papërmbajtshëm. Ai shënoi dy gola në pjesën e parë.
Dy golat e parë e kanë ndihmuar gjithashtu Mbappen të arrijë shifrën e 500 kontributeve për gol në karrierën e tij profesionale për klubin dhe Kombëtaren e tij.
Francezi me këto dy gola bëhet i përfshirë drejtpërdrejt në 500 gola (358 gola, 142 asistime) në karrierën e tij për klubin dhe Kombëtaren franceze, ndërsa është vetëm 26 vjeç!
Mbappe më vonë shënoi edhe golin e tretë duke kompletuar het-trikun dhe tani ka shënuar 28 gola për Real Madrid këtë sezon dhe ka edhe pesë asistime.



