Mbappe reagon pasi humbi penalltinë e dytë me radhë
M

Mbappe reagon pasi humbi penalltinë e dytë me radhë

Më shumë se një mbrëmje e keqe për Kylian Mbappe, i cili prej vitesh priste me padurim të vishte fanellën e Real Madridit.

Pasi realizoi ëndrrën e tij në verë, me një prezantim madhështor në stilin e Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, pritshmëritë për ndikimin e tij në “Casa Blanca” u rritën menjëherë shumë.

Megjithatë, aventura e tij me “merenguesit”, nën drejtimin e Carlo Ancelottit, nuk po shkon sipas parashikimeve më optimiste.

Në mbrëmjen e djeshme, ai gaboi penalltinë e dytë radhazi në karrierën e tij. Një gabim fatal përballë Julen Agirrezabalas, që i dha Athletic Bilbaos fitoren 2-1 dhe e la Real Madridin 4 pikë pas Barcelonës, e cila kryeson La Ligan.

Pas këtij gabimi të rëndë dhe rezultatit zhgënjyes, Mbappe vendosi të shfryhet me një postim në Instagram.

“Rezultat negativ. Një gabim i rëndë në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Marr përsipër përgjegjësinë e plotë. Është një moment i vështirë, por është koha më e mirë për të përballuar situatën dhe për të treguar se kush jam”, ka shkruar sulmuesi francez.

TË FUNDIT