Mbappe shtrohet në spital
M

Mbappe shtrohet në spital

Skuadra spanjolle, Real Madrid, ka njoftuar se ylli i skuadrës së tyre, Kylian Mbappe, është shtruar në spital.

Lojtari francez është diagnostikuar me gastroenterit një sëmundje infektive e zakonshme që prek stomakun, zorrën e hollë ose të trashë, përcjell Auto Portali.

“Lojtari ynë, Kylian Mbappé, ka një rast akut të gastroenteritit dhe është shtruar në spital për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme dhe për të aplikuar trajtimin përkatës”, tha Real Madridi në një deklaratë zyrtare

Mbappe kishte munguar në ndeshjen e fundit të Real Madridit, në Kupën e Botës për Klube, ku skuadra e tij shënuan barazim me rezultat 1-1.

Reali është i dyti në Grupin H, ku përveç Al-Hilal përfshihen edhe RB Salzburg nga Austria dhe Pachuca nga Meksika.

TË FUNDIT