Lando Norris me McLaren ka fituar garën e fundit sezonale në Formula 1, atë të zhvilluar në pistën e Yas Marina në Abu Dhabi.
Një garë e dominuar nga piloti britanik (fitorja e 4-t sezonale), që e nisi atë nga “pole position” dhe e ruajti kryesimin deri në fund.
Sukses i merituar i tij, që njëkohësisht i jep McLaren titullin kampion bote për konstruktorë pas 26 vitesh.
Edhe Ferrari bëri një paraqitje shumë të mirë me të dy pilotët e saj, që u ngjitën në podium, me Carlos Sainz (i dyti) dhe Charles Leclerc (i treti).
Gjithsesi, kjo nuk i mjaftoi “kokëkuqes”, që e mbylli Botërorin në vendin e dytë për konstruktorë, 13 pikë pas McLaren.
Ai që shkëlqeu ishte Leclerc, që e nisi garën nga vendi i 19-të dhe e mbylli në të tretin. Por Norris ishte i pagabueshëm, duke bërë një garë të qetë.
Një garë që i dha McLaren titullin kampion bote dhe solli te zhgënjim te Ferrari, në një tjetër sezon pa trofe.



