McLaren i frikësohet Ferrarit
M

McLaren i frikësohet Ferrarit

McLaren ka dominuar në Botërorin 2025 të Formula 1, duke i fituar të dyja garat e zhvilluara deri më tani, në Australi (Norris) dhe Kinë (Piastri).

Mes këtyre dy sukseseve një shkëndijë e Ferrari, që fitoi garën sprint në Kinë me Hamilton.

Gjithsesi, makina italiane ka vetëm 17 pikë dhe në kampionatin e konstruktorëve është 61 pikë prapa McLaren, lider i renditjes.

Edhe pse në Maranello po dyshojnë për besueshmërinë e makinës, te britanikët mendojnë se kjo është e përkohshme.

Te McLaren ende i frikësohen Ferrarit, çka konfirmohet në fjalët e drejtorit ekzekutiv Zak Brown.

“Unë mendoj se Ferrari do të jetë rivali ynë më i vështirë, për shkak të linjës së tyre të pilotëve. Për të qenë i sinqertë, ne i marrim të gjithë seriozisht”.

“George Russell po bën një punë fantastike në Mercedes dhe unë mendoj se Kimi Antonelli mund të bëhet më i fortë. Ndërsa te Red Bull janë duke vuajtur me pilotët dhe ende kanë probleme”, u shpreh Zak Brown.

Edhe drejtori i ekipit Andrea Stella, nuk është i qetë: “Gjërat duken mjaft mirë, por avantazhi që kemi është një ose dy të dhjetat për xhiro. Dhe kjo nuk është shumë. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë makinën“.

TË FUNDIT