Meksika shpallet kampion i Amerikës Veriore
M

Meksika shpallet kampion i Amerikës Veriore

Kombëtarja e Meksikës ka triumfuar në finalen e futbollit në Amerikën e Veriut, duke fituar për herë të dhjetë këtë trofe të rëndësishëm.

Në një përballje të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksika doli fituese me rezultatin 2-1, shkruan AutoPortali.

Ndeshja nisi mirë për ShBA-të, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 4-të me golin e Richards.

Megjithatë, Meksika reagoi fuqishëm me Raul Jimenez që barazoi në minutën e 27-të, ndërsa Edson Alvarez vulosi fitoren me golin e fitores në minutën e 77-të.

Vlen të theksohet se si Meksika ashtu edhe SHBA-ja tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, së bashku me Kanadanë, si vendet pritëse të turneut global.

TË FUNDIT