Mërgim Mavraj, i ka hyrë politikës. Ai do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, zyrtarisht ka aderuar në “Listën për familjen”, që udhëhiqet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Kjo është konfirmuar nga Eman Rrahmani.
“Po, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet nga Lista për familjen”, tha ai për Klankosova.tv.



