Merr fund dashuria 17-vjeçare
M

Merr fund dashuria 17-vjeçare

Dashurisë disa vjeçare mes Thomas Muller dhe Bayern Munich duket se po i vjen fundit. Sulmuesi me shumë gjasa do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezonit, kur edhe i përfundon kontrata.

Deri në këto momente ende nuk ka një ofertë për rinovim nga ana e klubit, gjë e cila lë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është drejt fundit. Siç dihet pre 17 vitesh Muller është pjesë e bavarezve, teksa ka dalë nga akademia e Bayernit.

35-vjeçari nëse largohet përfundimisht nga Bayern, ikën si një futbollist i lirë. Për momentin nga ana e gjermanit nuk është folur ende për pensionim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm dhe se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i gjermanit.

TË FUNDIT