Mësohet shifra për të cilën Yildiz mund të largohet nga Juventusi
M

Mësohet shifra për të cilën Yildiz mund të largohet nga Juventusi

Kenan Yildiz është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit, por çdo gjë ka një çmim. Playmakeri turk, ndër më të mirët në sezonin e bardhezinjve, nuk është në shitje. Megjithatë, një ofertë e “çmendur”,  mund të ndryshojë skenarin në verë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, agjenti portugez Jorge Mendes është takuar me takuar me drejtorin Giuntoli dhe familjen e Yildiz-it, për të folur për të ardhmen e futbollistit. Nëse do të vinte një propozim prej rreth 100 milionë, “Zonja e Vjetër” do ta merrte në konsideratë.

Një klub i madh që ndjek me interes situatën e lojtarit është Manchester City, me kampionët e Anglisë që janë të gatshëm të shpenzojnë para.

19-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa ka dhuruar 2 asistime.

TË FUNDIT