Njëzet vite suksese, trofe por dhe fitime të mira financiare. Pas më shumë se dy dekadash, Rafael Nadal i dha fund karrierës së tij profesionale, duke i dhënë lamtumirën botës së tenisit një muaj më parë në Kupën Davis me kombëtaren e Spanjës.
37-vjeçari nga Manacor ka varur raketën e tij në gozhdë pas një karriere të zbukuruar me 92 tituj ATP, duke përfshirë 22 Grand Slam.
Kjo e ka bërë atë një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohëravë, jo vetëm në tenis.
Gjithashtu, shuma totale e të ardhurave të fituara në karrierën e Rafael Nadal është e madhe. Kjo shumë është përafërsisht 135 milionë dollarë. Një e ardhur kjo që është më e madhe se ajo e Roger Federer, që ka arkëtuar rreth 130 milionë dollarë në karrierën e tij.
Në rast se do të shtohen edhe të ardhurat nga sponsorizimet, reklamat dhe investimet, mendohet se Rafael Nadal ka kaluar shifrën e 500 milionë dollarë arkëtime.
Ai ka hapur edhe një akademi tenisi në Majorka.



