Messi afër rikthimi në Barcelonë?
M

Messi afër rikthimi në Barcelonë?

Katër vite pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona, ëndrra për një rikthim të tij te klubi katalanas mbetet e gjallë mes tifozëve.

Në moshën 38-vjeçare, ylli argjentinas luan aktualisht me Inter Miami në MLS, ku kontrata e tij skadon në fund të vitit 2025, përcjell AutoPortali.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se Messi po shqyrton mundësinë për t’u larguar përkohësisht nga MLS, rreth gjashtë muaj para Botërorit 2026, për të luajtur në një ligë më konkurruese dhe për t’u përgatitur më mirë për turneun.

Bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin amerikan janë pezulluar, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi në merkaton e janarit.

Edhe pse një rikthim te Barcelona do të emociononte tifozët, marrëdhëniet e tensionuara me presidentin Joan Laporta e bëjnë këtë skenar të vështirë. Sipas gazetarit Guillem Balague, Messi nuk është i gatshëm të kthehet në klub sa kohë që Laporta mbetet në krye të drejtimit.

TË FUNDIT