Messi flet pas ndeshjes ndaj Portos: Na mbeti një shije e hidhur nga ndeshja e parë
M

Messi flet pas ndeshjes ndaj Portos: Na mbeti një shije e hidhur nga ndeshja e parë

Pas fitores së rëndësishme të Inter Miami-t 2:1 ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube, Lionel Messi komentoi paraqitjen dhe reagimin e skuadrës, transmeton AutoPortali.

Me një gol të bukur nga goditja e lirë, që vulosi rezultatin përfundimtar, kapiteni argjentinas u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke konfirmuar edhe një herë aftësinë për të vendosur fatin e takimeve në momentet vendimtare.

Në deklaratën pas ndeshjes, Messi vlerësoi angazhimin e gjithë skuadrës:

I gjithë ekipi bëri një përpjekje të madhe. Jo vetëm që u mbrojtëm mirë, por edhe e menaxhuam shumë mirë posedimin e topit.”

Ai theksoi rëndësinë e fitores, veçanërisht pas zhgënjimit nga ndeshja e parë:

Pas asaj ndeshjeje na mbeti një shije e hidhur. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme dhe duhet ta shijojmë.”

Goli i tij nga goditja e lirë ishte një moment tipik “Messi”, që i dha ekipit amerikan një fitore të vlefshme dhe i riktheu besimin për vazhdimësinë në turne./AutoPortali/

TË FUNDIT